Ndërlidhjet

Mottaki: Irani i shqyrton bisedimet me SHBA


Ministri i Jashtëm i Iranit Manoucher Mottaki tha se Teherani është duke i shqyrton bisedimet sy më sy me Uashingtonin, por fillimisht duhet të shohë ndryshim në politikën e Shteteve të Bashkuara.

Ministri Mottaki i bëri këto komente gjatë një vizite në Azerbejxhanin fqinj.

I pyetur se çfarë ndryshimesh pret Irani, Mottaki u përgjigj: "Ata e dijnë mirë".

Në 10 shkurt, presidenti Mahmud Ahmadinejad tha se Teherani është i gatshëm të bisedojë me Uashingtonin mbi baza të respektit të ndërsjellë.
XS
SM
MD
LG