Ndërlidhjet

Guterres: Kriza ekonomike do të nxisë ksenofobi


Kriza globale ekonomike do të krijoj më tepër refugjatë dhe do të nxisë ksenofobi në disa vende, tha zyrtari i lartë i Kombeve të Bashkuara për refugjatë, Antonio Guterres.

Ai u tha gazetarëve në Kanberra të Australisë se refugjatët dhe emigrantët mund të presin që të fajësohen për problemet ekonomike, që po shfaqen në shumë vende të botës.

Këtë krizë ekonomike ai e përshkruajti si "gjenerator të ksenofobisë" në disa shtete.
XS
SM
MD
LG