Ndërlidhjet

Solana emëron Përfaqësuesin Personal në Beograd



Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, ka vendosur të emërojë zotin Peter Sorensen, si Përfaqësuesin e tij Personal në Beograd.

“Do të jetë përgjegjësi e zotit Sorensen të përfaqësojë zotin Solana në Beograd në kontekstin e një dialogu të vazhdueshëm me autoritetet serbe mbi një numër çështjesh të interesit të përbashkët”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga kabineti i zotit Solana.

Në cilësinë e Përfaqësuesit Personal të zotit Solana në Beograd, zoti Sorensen gjithashtu do të koordinojë një zyrë të përbërë nga pjesët politike dhe funksione ndërlidhëse me misionin evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX.
XS
SM
MD
LG