Ndërlidhjet

Serbia ngre akuza për 19 ish-zyrtarë boshnjakë


Gjykata e Beogradit ka lëshuar urdhër-arrestet për 19 ish zyrtarë boshnjakë. Aa akuzohen për sulmin ndaj një autokolone të Ushtrisë Popullore të Jugosllavisë gjatë vitit 1992 në Sarajevë.

"Gjykatësit hetues për krime lufte kanë ngritur akuzat ndaj 19 personave për krime lufte dhe përdorim të armëve të ndaluara ndaj një autokolone të ushtrisë që po tërhiqej në rrethinat e Sarajevës", tha zëdhënësja e Gjykatës së Beogradit, Ivana Ramiç. Kjo e fundit theksoi se ish anëtari i presidencës boshnjake gjatë luftës, Ejup Ganiç ishte në mesin e të akuzuarve.

Sulmi në fjalë ka ndodhur pas shpalljes së pavarësisë së Bosnjës, çfarë u pasua me sulmin mbi Sarajevë nga forcat serbe të Bosnjës. Rrethimi i Sarajevës nga forcat serbe zgjati 43 muaj dhe morri jetën e 14 mijë njerëzve.
XS
SM
MD
LG