Ndërlidhjet

Clinton, turne në Lindjen e Mesme dhe në Evropë


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton ka filluar turneun në Lindjen e Mesme dhe në Evropë. Synimi i turit diplomatik të Clinton-it është përmirësimi i marrëdhënieve të SHBA-ve me aleatët në këto rajone.

Të hënën Clinton do të ndjekë në Egjipt konferencën e donatorëve për rindërtimin e Rripit të Gazës.

Nga mesjava e ardhshme Clinton do të takohet me homologët e saj të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, kurse në Gjenevë do të zhvillojë takimin e parë me shefin e diplomacisë ruse Sergei Lavrov.
XS
SM
MD
LG