Ndërlidhjet

Karaxhiq refuzoi të deklarohet për fajësi


Ish lideri politik i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq, sot para Gjykatës së Hagës, refuzoi të deklarohet lidhur me aktakuzën e ndryshuar, sipas së cilës ai ngarkohet, në dy pika për gjenocid dhe për krime kundër njerëzimit, ndaj joserbëve në Bosnjë Hercegovinë, gjatë viteve 1992-1995.

Gjykata, sipas rregullores së saj, në dosje regjistroi se i akuzuari Radovan Karaxhiq është deklaruar se nuk ndjehet fajtor për të 11 pikat e aktakuzës.

I akuzuari Karaxhiq ishte arrestuar në korrik të vitit të kaluar, pasi për 11 vite ishte fshehur me identitet të ndryshuar.

Nëse shpallet fajtor ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.
XS
SM
MD
LG