Ndërlidhjet

Obama: Nuk i kam ofruar kompensime Rusisë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barack Obama tha se ai nuk i ka ofruar Rusisë ndonjë kompensim në letrën, për të cilën u raportua se planet amerikane për mburojën raketore në Evropë mund të groposen nëse Moska e zbraps Iranin nga zhvillimi i armëve me rreze të gjatë veprimi.

New York Times raportoi se Obama ia ka ofruar këtë marrëveshje presidentit rus Dmitry Medvedev në një letër, të cilën në Moskë e kanë dorëzuar zyrtarët të lartë të administratës.

Më herët, Medvedev konfirmoi se letra e Obamës nuk ka të përcaktuara kushte për çfarëdo shkëmbimi.
XS
SM
MD
LG