Ndërlidhjet

Clinton viziton Bregun Perëndimor


Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton ka mbërritur në Bregun Perëndimor për bisedimet e para me liderët palestinezë në cilësinë e kryediplomates amerikane.
Një bashkëpunëtor i presidentit të Autoritetit Palestinez, Mahmud Abbas, tha se lideri palestinez do t'i thotë zonjës Clinton se bisedimet me Izraelin nuk mund të rifillojnë përderisa qeveria e re izraelite nuk i pranon marrëveshjet e mëparshme për zgjidhje me dy shtete.
Dje në Jerusalem, Clinton e theksoi përkushtimin e SHBA-ve për krijimin e shtetit palestinez pranë Izraelit, por nënvizoi se Izraeli mund të llogaritë në mbështetjen e vazhdueshme nga Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG