Ndërlidhjet

Pakistan: Nga sulmi me bombë – 8 të vrarë


Policia në Pakistan thotë se 8 vetë, përfshirë së paku edhe 7 pjesëtarë të forcave të sigurisë, janë vrarë nga një sulm me makinë bombë, në veriperëndim të këtij vendi, afër kufirit me Afganistanin. Sulmi ndodhi afër qytetit Peshavar. Makina eksplodoi derisa policia po e kontrollonte atë.

Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por militantët talibanë dhe ata të al-Kaidës kanë ndërmarrë shumë sulme kundër pjesëtarëve të policisë në këtë rajon.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG