Ndërlidhjet

Obama zhvlerëson urdhërin e Bushit


Presidenti amerikan Barack Obama ka hequr pengesat për financimin nga fondet federale të kërkimeve qelizore embrionale. Fondet ishin ndërprerë tetë vjet më parë nga administrata Bush duke u bazuar në parime morale.

"Sot, përmes këtij urdhëri ekzekutiv që po nënshkruaj, ne po sjellim ndryshimin që shumë shkencëtarë dhe kërkues, mjekë, pacientë dhe familjarë të tyre kanë shpresuar dhe luftuar gjatë tetë viteve të shkuara. Ne do të heqim bllokadën e fondeve federale për kërkimet qelizore embrionale. Ne do të mbështesim fuqimisht shkencëtarët që punojnë në këtë drejtim. Ne synojmë që Amerika të udhëheqë botën në zbulimet e kësaj fushe", tha Obama.

Me këtë urdhër ekzekutiv Obama përmbushi dhe një premtim të bërë gjatë fushatës zgjedhore.
XS
SM
MD
LG