EXPRESS
Në kohën kur Presidenti Fatmir Sejdiu po shtrëngohet të caktojë datën e zgjedhjeve lokale, argumenti nëse duhet apo jo që kosovarët t’i drejtohen kutive të votimit vjeshtën e sivjetme, po rritet. Dilemat lidhen me bojkotin potencial nga komuniteti serb dhe procesin e papërfunduar të decentralizimit. Pra, a ja vlen të mbahen zgjedhjet, ndërsa të rrezikohet që edhe për katër vjet tjera serbët të mos inkuadrohen në institucionet kosovare? Apo, a ja vlen që serbët të përcaktojnë agjendën dhe që përpjekjet demokratizuese të shumicës të stagnojnë? Këto pyetje janë duke u ngritur brenda një numri diplomatësh dhe politikanësh në Prishtinë. Zgjedhjet për asambletë komunale dhe ato për kryetarë të komunave, normalisht, do duhej të mbaheshin vjeshtën e këtij viti, por ky parashikim ka shumë gjasë të përmbyset. Burime të gazetës Express thonë se analizat e diplomatëve ndërkombëtarë në Kosovë, favorizojnë opsionin e zgjatjes së mandatit të qeverive lokale. “Në një periudhë të ardhshme, ndoshta mund të bëhen hapa konkretë në procesin e decentralizimit, ashtu sikurse serbët mund t’i përgjigjeshin thirrjes për zgjedhje”, ka thënë një burim i gazetës...
INFOPRESS
Jose Igancio Torreblanca, një profesor i shkencave politike në Spanjë, është duke u munduar që përmes kolumneve nëpër mediat prestigjioze spanjolle dhe ligjërimeve nëpër institucione të ndryshme, ta bindë Qeverinë atje, që ta njohë Kosovën shtet. Ai mendon se pavarësia e Kosovës ishte e domosdoshme dhe tashmë është një realitet. Dhe nisur nga kjo, ai thotë se Spanja duhet ta dëshmojë veten si një vend demokratik dhe kështu ta njohë Kosovën. Në një intervistë për “Infopress”, Torreblanca thotë se Spanja po i lexon keq ligjet ndërkombëtare karshi qëndrimit ndaj Kosovës... Spanja shpesh është thënë se nuk po e njeh Kosovën shtet pasi që po u frikësohet rajoneve separatiste atje, atë Besk dhe Kataloninë. Por, a është në të vërtetë një rrezik i tillë sipas Torreblancës?...
ZËRI
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shprehur kategorikisht kundër mundësisë së tërheqjes apo zvogëlimit të trupave të NATO-s nga Kosova në llogari të rritjes së numrit të tyre nëpër misione tjera paqeruajtëse në Afganistan apo Irak. Zëvendëspresidenti i SHBA-së, Xho Bajden, është shprehur të martën se evropianët duhet t’u përmbahen premtimeve të përbashkëta, të dhëna rreth shtetit më të ri me një porosi se “puna në Kosovë nuk është kryer ende”. Dje, Bajden ka qëndruar në selinë e NATO-s në Bruksel, ku është takuar me sekretarin e përgjithshëm të kësaj aleance, Jap De Hoop Scheffer dhe ka mbajtur një fjalim në Këshillim Euroatlantik rreth sfidave, me të cilat përballet siguria globale dhe luftën e përbashkët kundër terrorizmit...
LAJM
Parlamenti Evropian edhe një herë i ka ftuar pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur Kosovën, ta marrin këtë vendim. Ftesa është përsëritur nga kryetari i këtij Parlamenti, Hans Gert Pottering, gjatë takimit që u mbajt në Strasburg ndërmjet tij dhe shefit të diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni. Ky i fundit e ka informuar kryeparlamentarin evropian për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe funksionalizimin e plotë të tyre, procesin e njohjes së Kosovës shtet sovran dhe i pavarur, situatën ekonomike, gjendjen e sigurisë, me theks të veçantë në veri të Kosovës. Hyseni, duke nënvizuar rëndësinë e funksionalizimit të plotë të EULEX-it dhe përfundimin e mandatit të UNMIK-ut, ka deklaruar se rruga e vetme për Kosovën është perspektiva evropiane e popullit dhe institucioneve të saj...
EPOKA E RE
Fatmir Sejdiu mund të takohet me presidentin serb, Boris Tadiq, si me çdo president tjetër, mirëpo vetëm si përfaqësues të dy vendeve sovrane. Kështu ka thënë të martën për “Epokën e re” zëdhënësi i Presidencës, Xhavit Beqiri. “Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, është i gatshëm të takohet si me çdo president tjetër, edhe me presidentin serb, Boris Tadiq, por vetëm si dy liderë të vendeve sovrane”, ka theksuar Beqiri. Beqiri ka sqaruar se presidenti Sejdiu nuk do të pranojë të bisedojë asnjëherë me presidentin serb, Boris Tadiq, për ndonjë çështje që do ta prekte statusin e Kosovës. “Presidenti Sejdiu nuk di të pranojë të bisedojë asnjëherë me presidentin serb Tadiq për ndonjë çështje, e cila ka të bëjë me statusin e Kosovës”, është shprehur Beqiri...
BOTA SOT
Edhe pas shumë incidenteve dhe shumë ngjarjeve në Mitrovicën veriore të Kosovës, Parlamenti ende nuk ka marrë ndonjë iniciativë që të debatojë për veriun. Veçmas pas përpjekjeve të ndërkombëtarëve që EULEX-i të funksionojë atje me rregullore të UNMIK-ut. Mirëpo, sipas anëtarëve të Kryesisë, çështja e veriut do të diskutohej sikur ndonjë grup parlamentar ose grup deputetësh do të bënin kërkesë që të hyjë në rend të ditës... Naim Maloku, anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, thotë se nuk ka njohuri që dikush nga deputetët ka kërkuar që të debatohet për veriun. “Unë nuk kam njohuri që ndonjë grup parlamentar ose ndonjë grp deputetësh ka bërë kërkesë për të hyrë në rend të ditës çështja e veriut. Pra, Kryesia e Kuvendit i merr të gjitha kërkesat dhe e bën rendin e ditës në bazë të materialeve që i ka. Unë, sa e di, deri më tani nuk ka iniciativë”, thotë Maloku...
KOSOVA SOT
Qeveria e Kosovës në krye të agjendës së saj ka integrimet euroatlantike dhe për këtë shpreh një angazhim të theksuar në shtimin e numrit të njohjeve të Kosovës. Kryeministri Hashim Thaçi beson se raporti i studimit të fizibilitetit do të jetë në përputhshmëri me realitetin pozitiv në Kosovë. “Qeveria e Kosovës po i kryen të gjitha obligimet që dalin nga prioritetet që kemi për të implementuar reformat si në aspektin politik, legjislativ edhe ekonomik. Rruga e Kosovës për të ardhmen evropiane është rrugë e sigurt, pavarësisht sfidave, ku ka unitet të qëndrueshëm politik dhe qytetar”, tha numri një i Qeverisë. Me këtë objektiv, Qeveria e Kosovës të martën ka themeluar Këshillin Ndërministror për Integrim Evropian...
KOHA DITORE
Një Qeveri Uniteti për Kosovën, me bashkëpunim dhe pjesëmarrjen e të gjithë faktorëve relevantë në vend, e vendosur për t’u përballur me sfidat gjigante para shtetit të ri dhe e përqendruar në çështjet, të cilat Kosova vetë mund t’i ndryshojë, është këshilla për kosovarët që vjen nga Albert Rohan, diplomat austriak me renome, që ka qenë zëvendës i të dërguarit të OKB-së për çështje të statusit, Martti Ahtisaari, dhe bashkautor i Propozimit gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, të njohur si Plani i Ahtisaarit... Albert Rohan i ka theksuar si ndërlikimet më të mëdha për Kosovën shtet problemet që janë krijuar dhe po krijohen nga Serbia, Rusia dhe pesë shtetet e BE-së që nuk e njohin Kosovën, ndërkohë ka porositur lidershipin kosovar të mendojë për unitet të veprimit dhe për zgjidhjen e çështjeve që janë të zgjidhshme...