Ndërlidhjet

Kabul: Vriten 5 militantë, shpëton kryebashkiaku


Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se pesë militantë kanë mbetur të vrarë nga vërsulja e forcave speciale afgane dhe trupave të koalicionit në Afganistanin jugor.

Agjencia AP citoi deklaratën e ushtrisë amerikane të ketë thënë se shënjestër e operacionit në provincën Kandahar ka qenë rrjeti që i furnizon militantët e huaj dhe transporton armatim.

Në një incident tjetër, kryebashkiaku i qytetit Kandahar, Ghulam Haidar Hameedi, i ka mbijetuar sot një atentati kur një bombë shpërtheu në çastin kur aty po kalonte automjeti i tij.
XS
SM
MD
LG