Ndërlidhjet

BE diskuton për krizën ekonomike


Shefat e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian do të diskutohjnë sot dhe nesër në Bruksel lidhur me krizën ekonomike, sigurinë energjetike, pasojat e ndryshimeve klimatike dhe për strategjinë e zhvillimit të marrëdhënieve më të ngushta me vendet fqinje në pjesën lindore të Bashkimit Evropian.
Vëmendje e posaçme do t'i kushtohet përgatitjeve të qëndrimeve të BE-së për takimin e vendeve të Grupit 20, i cili do të mbahet me 2 prill në Londër, ku do të duhej të përcaktoheshin masat botërore për tejkalimin e krizës ekonomike.
XS
SM
MD
LG