Ndërlidhjet

Nëntë të vrarë nga konflikti në Dagestan


Ta paktën nëntë persona janë vrarë në konfliktet e armatosura ndërmjet forcave qeveritare dhe kryengritësve në republikën ruse të Dagestanit. Sipas njoftimeve, në operacionet gjatë natës së kaluar kundër kryengritësve të armatosur, janë vrarë pesë pjestarë të ministrisë së brendshme.
Agjencia e lajmeve RIA Novosti ka bërë të ditur se operacioni kundër kryengritësve do të vazhdojë edhe gjatë ditës së sotme. Në Republikën ruse të Dagestanit, me popullatë kryesisht myslimane, janë shpeshtuar konfliktet midis kyrengritësve dhe forcave qeveritare.
XS
SM
MD
LG