Ndërlidhjet

Obama mbron Geithnerin


Presidenti amerikan Barack Obama nuk do ta zëvendësojë Sekretarin e Thesarit Timothy Geithner. Obama tha për mediat amerikane se nuk do ta pranonte dorëheqjen e Geithner edhe nëse ai do të paraqiste një të tillë.

Geithner po përballet me kritika të shtuara lidhur me mënyrën se si po trajton krizën ekonomike dhe me dështimin e tij që të bllokonte drejtuesit e kompanisë American International Group që të jepnin shpërblime për punonjësit e tyre në vlerë prej 165 milionë dollarë. Shpërblimet janë dhënë nga fondet e ndihmës për shpëtim të dhëna nga qeveria.

Pritet që gjatë kësaj jave Geithner të paraqesë planin për shpëtimin dhe mëkëmbjen e sistemit financiar amerikan.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG