Ndërlidhjet

Këshilli i Sigurimit diskuton për Kosovën


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka filluar seancën për Kosovën.

Në mbledhje do të shqyrtohet raporti i sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, për punën e misionit të UNMIK-ut, të cilin do ta përfaqësojë shefi i misionit, Lamberto Zanier.

Kosova përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Skender Hyseni, ndërsa qëndrimet e Beogradit do t'i paraqesë presidenti serb, Boris Tadiq.

Para nisjes në Nju Jork, Hyseni tha se do të kërkojë shuarjen e misionit të UNMIK-ut në Kosovë.

Newsletter

Gjithçka që duhet të dini për temën më të diskutuar të javës jua sjellim të enjteve në tre minuta. Regjistrohuni për t'u informuar të parët!

XS
SM
MD
LG