Ndërlidhjet

Penjani kërcënon rreth satelitit


Koreja e Veriut i ka tërhequr vërejtjen SHBA-ve, Japonisë dhe aleatëve të tyre që të mos ndërhyjnë në planet e Penjanit për lëshimin e satelitit. Muajin që vjen Koreja e Veriut do të lëshojë në hapësirë satelitin e saj të ri.

Sipas diplomacisë koreano-veriore ishte e drejtë e tyre "të zhvillonin paqësisht programin vendor të hapësirës".

Koreja e Veriut ka rënë dakord në bisedimet gjashtëpalëshe që t'i japë fund të gjitha programeve bërthamore. Sipas Penjanit lëshimi i satelitit nuk cënon marrëveshjen.
XS
SM
MD
LG