Ndërlidhjet

Biden: Bashkëpunim, jo rregullore të tepërta


Udhëheqësit e majtë të shumë vendeve i kanë bërë thirrje ekonomive më të mëdha botërore që të bien dakord për reformat dhe një mbikqyrje më të mirë të sistemit financiar global.

Nënpresidenti amerikan Joe Biden, pjesëmarrës në takim, tha se SHBA-të mbështesin bashkëpunimin ndërkombëtar për të reduktuar rreziqet në tregun global financiar.

Por Biden tërhoqi vërejtjen kundër rregulloreve të tepërta, pasi sipas tij ekonomitë e tregut të lirë kanë nevojë për hapësirë.

Në të tjera zhvillime mijëra njerëz kanë protestuar në Britani, Francë, Gjermani dhe kryeqytete të tjera evropiane.
Protestuesit kërkuan nga krerët e shteteve të G20-ës, që takohen javën që vjen në Londër, të marrin masa për të zvogëluar varfërinë, të hapin vende pune dhe të mbrojnë mjedisin nga ngrOhja globale.
XS
SM
MD
LG