Ndërlidhjet

Britania fillon tërheqjen nga Iraku


Britania e Madhe fillon sot tërheqjen e ushtarëve nga Iraku. Kontigjenti britanik në qytetin Basra do t'ua dorëzojë bazën ushtarake trupave ameriknane, të cilat do të vazhdojnë të stërvisin policinë irakiane në këtë qytet në jug të Irakut.
Komandanti britanik në bazën ushtarake në Basra, Endi Salmon, e ka cilësuar përfundimin e misionit në këtë qytet tejet të rëndësishëm.
Britania e Madhe ishte aleati kryesor i SHBA-ve gjatë kohës së intervenimit në Irak në mars të vitit 2003.
XS
SM
MD
LG