Ndërlidhjet

Brown: G 20 u dakordua të luftojë krizën ekonomike


Udhëheqësit e 20 ekonomive më të mëdha në botë, janë dakorduar për krijimin e një rendi të ri finansiar global, dhe për t'i vënë themelet për rimëkëmbjen e ekonomisë.

Pas takimit në Londër, kryeministri britanik, Gordon Brown tha se vendet e G 20-ës po i zbatojnë stimulet më të mëdha ekonomike në histori.

Brown tha se G 20 pret të shpenzojë 5 bilionë dollarë në ekonomi përmes Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe institucioneve tjera deri në fund të vitit 2010.

Ai gjithashtu tha se G 20 do t'i vë të gjitha fondet brenda rrjetit rregullator, dhe t'u japë fund strehave të sigurta të fondeve të patatimuara.

Liderët e G 20 gjithashtu u dakorduan se fshehtësisë së bankave duhet t'i vijë fundi, ndërsa janë pajtuar edhe për rregulla të reja për pagat dhe bonuset.

Brown tha se FMN-ja do t'i shesë rezervat e arit për t'u ndihmuar vendeve të varfëra, dhe shtoi se liderët e G 20 kanë rënë dakord që ekonomive në zhvillim t'u jepen më shumë kompetenca në ekonominë botërore.

Tregjet botërore kanë reaguar pozitivisht për lajmin.
XS
SM
MD
LG