Ndërlidhjet

Hagë: Refuzohen kërkesat e tre gjeneralëve kroatë


Gjykatësit e Kombeve të Bashkuara refuzuan t'i hedhin poshtë aktakuzat kundër tre gjeneralëve kroatë për vrasje dhe përndjekje gjatë fushatës për dëbimin e serbëve nga Kroacia në gusht të vitit 1995.

Ante Gotovina, Mladen Markaç dhe Ivan Çermak konsiderohen heroj në Kroaci për rolin e tyre në operacionin "Stuhia".

Sulmi i rrufeshëm ushtarak i riktheu territoret, të cilat katër vjet më parë i kishin pushtuar rebelët serbë në rajonin Krajina.

Prokurorët në Tribunalin e Hagës i akuzojnë ata për fushatë të vrasjeve, trajtimit çnjerëzor dhe dëbimit të mijëra serbëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG