Ndërlidhjet

Itali: Mbi 90 të vdekur nga tërmeti


Ekipet e shpëtimit thanë se më shumë se 90 njerëz e kanë humbur jetën nga tërmeti që sot herët në mëngjes goditi pjesën qendrore të Italisë.

Ishte ky tërmeti më i fuqishëm që goditi Italinë në 30 vitet e fundit.

Tërmeti goditi qytetin L'Aquila në rajonin Abruza, rreth 100 km në lindje të Romës.

Në qytetin L'Aquila janë shembur shtëpitë, kishat historike dhe ndërtesat, ndërsa mijëra njerëz kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Dridhja e tokës ndodhi pak pas orës 3.30 të mëngjesit, dhe kishte fuqinë prej 5.8 deri 6.3 shkallë të Richterit.

Kryeministri Silvio Berlusconi shpalli emergjencë kombëtare dhe e anuloi vizitën në Moskë.
XS
SM
MD
LG