Ndërlidhjet

Penijani do të reagojë ashpër ndaj masave të KB


Korea Veriore do të reagojë me vendosmëri në rast se Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosë të marrë masa kundër këtij vendi pas lansimit të raketës, ka thënë ambasadori verikorean në Kombet e Bashkuara, Pak Tok Hun.
Nëse KS ndërmerr çfarëdo masash, ne do t'i konsiderojmë si shkelje të sovranitetit tonë, ka thënë diplomati veriokrean, duke shtuar se vendi i tij do të jetë në gjendje të ndërmarrë hapa të domosdoshëm dhe vendimatarë.
SHBA-të, Japonia dhe Korea Jugore i kanë bërë thirrje KS të OKB që ta miratojë rezolutën nëpërmjet të cilës do të dënohej shkelja e rezolutës paraprake dhe eventualisht të zgjerohen sanksionet e KB kundër Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG