Ndërlidhjet

Teherani mirëpretë bisedimet për programet bërthamore


Kryenegociatori iranian për armët bërthamore, Saed Xhelili, ka deklaruar se Teherani mirëpretë dialogun konstruktiv me gjashtë fuqitë e mëdha.
Këto komente Xhelili i ka bërë në një bisedë telefonike me shefin për politikë të Jashtme të Bashkimit Evropian Havier Solana.
Javën e kaluar Shtetet e Bashkuara dhe pesë fuqitë tjera të mëdha thanë se ato do të ftonin Iranin për një takim në të cilin do të diskutohej programi i kontestuar bërthamor.
XS
SM
MD
LG