Ndërlidhjet

Meksiko: 20 të vdekur nga gripi i derrit


Virusi i gripit të derrit ka marrë deri tash jetët e të paktën 20 personave, kanë bërë të ditur autoritetet shëndetësore të Meksikos, por ato druajnë se numri i viktimave mund të jetë më i madh se 80, njoftojnë agjencitë.
Ministria e shëndetësisë së këtij vendi ka thënë se 1.324 të sëmur nga ky virus janë vënë në kontroll të rrept mjekësor.
Autoritetet e Meksikos kanë marrë masa parandaluese kundër zgjerimit të këtij visuri, duke izoluar të sëmurët.
Për shkak të paraqitjes së gripit të derrit, në Meksikë janë anuluar të gjitha aktivitetet publike si dhe meshat kishtare të së dielës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG