Ndërlidhjet

Somali: Piratët rrëmbyen edhe një anije


Piratët e Somalisë kanë rrëmbyer një anije me ekuipazh ukrainas, e cila po lundronte në Oqeanin Indian.

Një organizatë rajonale për piratët, njoftoi se ekupiazhi prej 24 vetësh është tërësisht ukrainas, ndërsa anija është pronë greko – britanike.

Anija po lundronte nga Brazili për në Lindjen e Mesme.

Aktualisht nuk dihet se çfarë ngarkese po transportonte kjo anije.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG