Ndërlidhjet

Gejts: Obama dëshiron botën pa armë bërthamore


Sekretari amerikan i Mbrotjes, Robert Gejts, ka deklaruar se presidenti Barak Obama dëshiron një botë pa armë bërthamore, por rruga për realizimin e këtij qëllimi do të jetë shumë e gjatë.

"Përpjekjet për moszgjerimin e armatimit bërthamor janë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim, por mendoj që rruga për realizimin e këtij synimi do të jetë e gjatë", ka thënë Gejts.

Obama, në fillim të muajit prill, pati propozuar në samitin e Pragës "një botë pa armë bërthamore", duke theksuar se administrata e tij do të bëjë përpjekje që Senati ta ratifikojë kartën për ndalimin e plotë të provave bërthamore.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG