Ndërlidhjet

Jahjaga: Kosova e përkushtuar për standarde demokratike


Presidentja Atifete Jahjaga, deklaroi sot se Republika e Kosovës është e përkushtuar për përmbushjen e standardeve demokratike, në mënyrë që sa më shpejt të bëhet pjesë e BE-së dhe e strukturave të tjera evroatlantike, njoftoi presidenca.

Sipas saj, hapja e dialogut për liberalizim të vizave është një proces i domosdoshëm në rrugën e integrimit të Kosovës në familjen evropiane.

Këto komente ajo i bëri gjatë takimit me ambasadorin e Çekisë, Jirzhi Dolezhal, i cili theksoi se të dy vendet kanë bashkëpunim të mirë dhe se nuk do të mungoj mbështetja e Çekisë për integrimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG