Ndërlidhjet

KMDLNJ: Brengosje për sjelljen e zyrtarëve të EULEKS-it


Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Prishtinë, ka shprehur brengosje për sjelljen e zyrtarëve të misionit EULEKS në Kosovë.

Në një njoftim nga KMDLNJ, theksohet se zëvendës shefi i EULEKS-it, Andy Sparks, ka kërkuar nga mediat që të mos raportojnë negativisht për EULEKS-in.

“KMDLNJ mendon se një kërkesë e këtillë është e papranueshme dhe bie ndesh me lirinë e shprehjes, lirinë e informimit të pavarur dhe objektiv dhe mund të merret si presion mbi mediat, elektronike dhe të shkruara”, thuhet në njoftim.

KMDLNJ thotë se është e papranueshme që sa herë që kërkohet llogari për punën e këtij misioni, zyrtarët e EULEKS-it kërcënojnë se misioni mund të tërhiqet.
XS
SM
MD
LG