Ndërlidhjet

Talibanët: Fillon ofensiva pranverore


Talibanët kanë njoftuar sot se e kanë nisur një ofensivë pranverore në Afganistan, duke paralajmëruar civilët që të qëndrojnë sa më larg caqeve që mund të jenë në fokusin e sulmeve.

Ky grup, përmes një komunikate u ka dërguar lajmin agjencive se “operacionet do të fokusohen në sulmet kundër qendrave ushtarake, vendet e takimeve, bazat ajrore, municionet dhe konvojet ushtarake logjistike të pushtuesve të huaj në të gjitha pjesët e vendit”.

Deklarata e talibanëve bëhet publike një ditë pasi zyrtarë të lartë ushtarak të perëndimit kanë paralajmëruar se ata presin një rritje të sulmeve të militantëve gjatë javës së ardhshme.

Dhuna në Afganistan ka shënuar nivele rekorde në vitin 2010 me numrin më të madhë të viktimave në civilë dhe personel ushtarak që prej luftës që largoi nga pushteti talibanët në fund të vitit 2001.
XS
SM
MD
LG