Ndërlidhjet

Maqedonia përshëndet vrasjen e Bin Ladenit



Maqedonia ka mirëpritur lajmin për vrasjen e kreut të Al Kaedës, Osama Bin Laden.

“Aksioni në të cilin u likuidua udhëheqësi terrorist, Osama Bin Laden, paraqet fitore të drejtësisë dhe sukses të madh në përpjekjet për krijimin e një bote më të sigurtë” thuhet në reagimin me shkrim të Qeverisë së Maqedonisë.

Qeveria thotë se “mbështet fuqishëm luftën kundër terrorizimit si dhe të gjitha aksionet e bashkësisë ndërkombëtare për neutralizimin e të gjithë elementëve që promovojnë terrorizmin dhe që kërnënojnë paqen dhe stabilitetin”.

Republika e Maqedonisë thuhet më tej “do të vazhdojë të japë kontributin në aktivitetet e bashkësisë ndërkombëtare në luftën kundër terrorizimit dhe kërcënimeve terroriste sikur edhe aktivitetet për promovimin e paqes, demokracisë dhe të drejtësisë në botë".
XS
SM
MD
LG