Ndërlidhjet

Përfunduan protestat e serbëve në veri


Protestat e serbëve në lagjen Kroi i Vitakut kanë marrë fund, pasi është arritur një marrëveshje, që të fillojnë punimet në rindërtimin e shtëpive të disa banorëve serbë.

Rindërtimi i pesë shtëpive të serbëve pritet të filloj të mërkurën.

Njëri nga përfaqësuesit e komunitetit serb në Mitrovicë, Nebojsha Miniq, ka thënë se marrëveshja është arritur pas bisedimeve me përfaqësuesit e administratës së Kombeve të Bashkuara dhe nëpërmjet tyre edhe me ata të misionit evropian për sundimin e ligjit, EULEX.
XS
SM
MD
LG