Ndërlidhjet

Papa fton për zgjidhje të konfliktit izraelito - palestinez


Në kuadër të vizitës në Izrael, Papa Benedikti i XVI, po qëndron në Bregun perendimor ku është takuar me presidentin e autoritetit palestinez Mahmud Abas. Me të arritur Papa ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që të bëjë presion për zgjidhjen e konfliktit izraelito – palestinez.
“Bashkëjetesa paqësore dhe e drejtë ndërmjet popujve të Lindjes së Mesme mund të jetësohet vetëm përmes respektit të ndërsjellë”, ka thënë Papa Benedikti.
Ai ka shfaqur keqardhje të thellë për viktimat e konfliktit të fundit dhe ka ftuar palestinezët që t’u rrezistojnë tentimeve për rikthimin e akteve të dhunës dhe terrorizmit.
Gjatë ditës Papa Benedikti do të mbajë një meshë dhe do të vizitoj një kamp të refugjatëve palestinez.
Vizita në Bregun perendimor është qëndrimi i parë zyrtar i Papës në teritoret e okupuara palestineze.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG