Ndërlidhjet

Turqi:Protesta në mbrojtje të sistemit sekular


Mijëra protestues kanë parakaluar sot në rrugët e kryeqytetit të Turqisë duke i kërkuar kryeministrit Rexhep Taip Erdogan të japë dorëheqje për shkak të shkeljes së parimeve sekulare të vendit.

Të paktën 20 mijë protestues marshuan në Ankara para mauzoleut të Mustafa Qemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne, duke brohoritur “Turqia është sekulare dhe do të mbetet sekulare”.

Sekularistët konsiderojnë se sistemi sekular është i kërcënuar nga Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit, parti me rrënjë islamiste, e cila është në pushtet.
XS
SM
MD
LG