Ndërlidhjet

Sri Lanka tha se ka vrarë krerët e kryengritësve


Ushtria e Sri Lankës tha se forcat e saj kanë vrarë tre militantë të lartë të Tigrave Tamilë, dhe kanë gjetur trupin e djalit të udhëheqësit të kryengritësve.

Njoftimi u bë pasi ushtria tha se trupat e saj u angazhuan në operacionet për pastrimin përfundimtar pas disfatës së lëvizjes së Tigrave.

Të dielën, kryengritësit thanë se i dhanë fund luftës 30-vjeçare për atdheun e pakicës etnike tamile.

Konflikti më i gjatë në Azi ka marrë jetën e mbi 70 mijë njerëzve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG