Ndërlidhjet

Guantanamo: Gjykimi i parë në gjykatën civile


Zyrtarët thanë se një i dyshuar i lartë i Al Kaidës që mbahet në Guantanamo, do të dërgohet për gjykim në Nju Jork.

Ahmed Gajlani do të jetë i burgosuri i parë i Guantanamos që do të përballet me gjykatën civile kriminale.

Ai akuzohet për sulmet me bomba në vitin 1998 në ambasadat e Shteteve të Bashkuara në Afrikë, ku e humbën jetën 224 njerëz, përfshirë 12 amerikanë.

Gajlani, i cili është nga Tanzania, u kap në Pakistan në vitin 2004 dhe u transferua në qendrën e paraburgimit në Kubë.

Ende nuk dihet se kur do të ndodhë transferimi.
XS
SM
MD
LG