Ndërlidhjet

Obama i përgjigjet Çejnit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama i është përgjegjur ish nënpresidentit amerikan Dik Çejni i cili mbrëmë kishte deklaruar se presidenti aktual po gabon për faktin që po heqë dorë nga metodat e hetimeve të përdorura gjatë presidencës së Xhorgj Bushit.
Duke folur në këtë temë para studentëve të Akademisë detare, Barak Obama ka thënë:
“Kur Amerika devijon nga vlerat e saj, jo vetëm që minon sundimin e ligjit, por kjo na tjetërson nga aleatët tanë. Në këto rrethana inkurajohen armiqët tanë, rrezikohet siguria nacionale dhe jetët e trupave tona”, ka thënë Barak Obama.
Ai ka vënë në pah se dilema ndërmjet sigurisë nacionale dhe idealeve është e rrejshme, sepse Shtete e Bashkuara duhet t’i mbrojnë të dyjat.
XS
SM
MD
LG