Ndërlidhjet

Obama: Testi paraqet rrezik për siguri në botë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka kundërshtuar fuqishëm testin e fundit bërthamor dhe raketor të Koresë Veriore duke e vlerësuar atë si “një veprim të pamatur” dhe "kërcënim të madh për paqen dhe sigurinë në botë".

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë, Obama bëri thirrje për një reagim ndërkombëtar.

- Veprimi i Koresë Veriore rrezikon popujt e Azisë verilindore dhe përbën një shkelje të së drejtës ndërkombëtare si dhe është në kundërshtim me përkushtimet e mëparshme të Koresë Veriore. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkësia Ndërkombëtare duhet të ndërmarin aksion si përgjigjje, tha Barack Obama.

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të mbajë një seancë të jashtëzakonshme për të diskutuar këtë çështje.

Kryeministri japonez, Taro Aso, tha se Japonia do të kërkojë që Këshilli i Sigurimit përmes një rezolute të dënojë këtë akt.

Rusia tha se testi i Koresë Veriore shkakton “shqetësimin më të madh”.

Kina u shpreh po ashtu vendosmërisht kundër testit.
Presidenti i Komisonit Evropian, Hose Manuel Barroso, e cilësoi testin bërthamor si një provokim, ndërkohë sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, tha se ndihej “thellësisht i shqetësuar” për shkak të këtij zhvillimi.
XS
SM
MD
LG