Ndërlidhjet

Vazhdon kërkimi për aeroplanin e zhdukur


Aeroplanët nga Brazili, Franca dhe vendet e tjera, e kanë vazhduar kërkimin për shenja eventuale të aeroplanit Air France, i cili u zhduk dhe mendohet se është përplasur në Oqeanin Atlantik, gjatë fluturimit prej qytetit brazilian Rio de Zhanejro për në Paris.

Zyrtarët thanë se aeroplani Airbus A330, me 228 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, ishte zhdukur nga radarët dje herët në mëngjes, pas katër orëve të fluturimit nga Rio de Zhanejro.

Zyrtarë të kompanisë Air France, raportuan për shenja të dështimeve potenciale elektrike dhe mund të ndodhë që aeroplani ishte goditur nga turbulencat e fuqishme dhe vetëtima, por megjithatë shkaqet e zhdukjes mbesin të paqarta.

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi, ka thënë se gjasët për gjetjen eventuale të ndonjë udhëtari, që e ka mbijetuar përplasjen, tash duken të vogla.
XS
SM
MD
LG