Ndërlidhjet

Topi: Rajoni duhet të mbështesë Kosovën


Presidenti i Shqipërisë Bamir Topi u ka bërë thirrje të gjitha vendeve të rajonit që ta përkrahin Kosovën.

Topi i ka bërë këto komente në Durrës pas takimit me presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov.

Presidenti shqiptar e ka theksuar nevojën për mbështetje më të madhe ekonomike dhe politike për Kosovën.

“Është e domosdoshme që Kosova të jetë në rendin e ditës të takimeve rajonale dhe forumeve, si dhe të përfshihet në projektet rajonale, në mënyrë që të kontribuohet për bashkëpunim më të mirë në Ballkanin perëndimor dhe integrimin e përbashkët në strukturat euroatlantike”, tha presidenti i Shqipërisë.
XS
SM
MD
LG