Ndërlidhjet

Zbulohen 17 kufoma nga aeroplani francez


Armata e Brazilit njoftoi se 17 kufoma janë gjetur deri tash nga mbetjet e aeroplanit francez, i cili u rrëzua në Atlantik të hënën e kaluar.

Zyrtarët thanë se kufomat janë zbuluar nga një fregatë braziliane dhe një anije franceze, të cilat po kryejnë kërkime në zonën e katastrofës, rreth 1.200 km në verilindje të Brazilit.

Të gjithë 228 udhëtarët dhe anëtarët e akuipazhit të aeroplanit, i cili fluturonte nga Rio de Zhaneiro në Paris, supozohet se kanë vdekur.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG