Ndërlidhjet

Italia arreston 6 të dyshuar për sulm në samitin e G 8-shës


6 persona janë arrestuar për shkak të dyshimeve për planifikim të një sulmi për samitin e G 8-shës i cili do të mbahet muajin e ardhshëm në Itali.

Agjencia e lajmeve ANSA raportoi se të dyshuarit ishin arrestuar të mërkurën me akuzën se po planifikonin një sulm terrorist dhe për posedim të armëve.

Italia do të mirwpret liderët e G 8-shës të cilët do të takohen nga 8 deri më 10 korrik në qytetin L’Akila, që ishte dëmtuar rëndë nga termeti i cili kishte goditur rajonin qendror të Abruzos në muajin prill.
XS
SM
MD
LG