Ndërlidhjet

Shtyhet nisja e anijes kozmike Endeavour


Zyrtarët e Agjencisë Amerikane të Hapësirës, NASA, e kanë anuluar lansimin e anijes kozmike Endeavour për shkak të rrjedhjes së hidrogjenit.

Problem të ngjashëm NASA kishte edhe në mars gjatë lansimit të anijes Discoveri.

Endeavour dhe shtatë anëtarët e ekuipazhit duhet të dërgojnë pjesën e fundit dhe më të madhe të laboratorit hapësinor japonez, si dhe disa pjesë rezervë dhe 270 kg ushqim për Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, ku ndodhen gjashtë njerëz.

Kur Endeavour do të mbërrijë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, në gjithësi për herë të parë do të ketë 13 njerëz në të njëjtën kohë.
XS
SM
MD
LG