Ndërlidhjet

Moskë: Lukashenka proteston me mospjesëmarrje


Presidenti i Bjellorusisë, Aleklsander Lukashenka, nuk do të marrë pjesë në samitin për siguri në Moskë, në shenjë proteste për shkak të ndalimit të importit të prodhimeve të saja në Rusi.

Ministria e jashtme e Bjellorusisë tha se ndalimi i importit të prodhimeve të qumështit, që filloi këtë muaj, është “diskriminim i hapur”, që e shkatërron sigurinë ekonomike.

Për këtë arsye, Bjellorusia ishte e “detyruar” të tërhiqet nga pjesëmarrja e saj në takimin e sigurisë në Moskë, i paraparë për sot.

Ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka kritikuar këtë veprim të Minskut, duke thënë se është “gabim” për t’i ndëlidhur problemet ekonomike me çështjet e sigurisë politike dhe usharake.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG