Ndërlidhjet

Ahtisari: Serbia të kuptojë se Kosova është shtet


Serbia duhet të përballet me realitetin dhe duhet të fillojë të merret me institucionet e Kosovës, nëse dëshiron të hyjë në Bashkimin Evropian, tha arkitekti i planit për pavarësinë e Kosovës, Marti Ahtisaari.

Mëtutje, fituesi i çmimit Nobel për Paqe, Ahtisari, i tha agjencisë Rojters, se “për të hyrë në BE, Serbia duhet të mësojë të jetojë me fqiun, që është shtet i pavarur, siç është Kosova”.

Ish kryenegociatori i OKB-së për statusin e Kosovës, i bëri thirrje qeverisë në Beograd të heq dorë nga e kaluara dhe të ecë përpara duke bashkëpunuar me Kosovën.

“Mendoj se asnjë shtet në botë nuk mund të zhvillohet në mënyrë të duhur, nëse sinqerisht nuk e shikon të kaluarën dhe pranon se gjërat kishin shkuar gabimisht”, tha Ahtisari.

Ai u shpreh se është “shumë i zhgënjyer nga sjellja” e 5 anëtarëve të BE-së, që ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG