Ndërlidhjet

SHBA: Reforma të thella në sistemin financiar


Presidenti amerikan Barak Obama i propozoi ato që i quajti masat më të mëdha për rregullimin e sistemit financiar që nga reformat e zbatuara në kohën e Depresionit të Madh në vitet e 1930-ta.

Reformat parashohin ndërhyrje të madhe të qeverisë në tregjet financiare, sistemin bankar dhe investimet, megjithëse disa kritikë të presidentit thonë se ai nuk ka shkuar aq larg sa duhet.

Siç është bërë e ditur më parë, reformat do të përfshijnë formimin e Agjencisë Financiare për Mbrojtjen e Konsumatorëve, e cila do të jetë mburojë e amerikanëve nga kreditë ekstreme dhe kursimet.
XS
SM
MD
LG