Ndërlidhjet

Bajden do të vizitojë Gjeorgjinë, Ukrainën


Nënpresidenti amerikan, Xho Bajden, do të vizitojë Gjeorgjinë dhe Ukrainën, ku do të bisedojë për zhvillimin ekonomik të tyre dhe mbështetjen e reformave demokratike.

Zyra e tij tha se vizita do të realizohet prej 20 deri 24 korrik dhe se Bajden planifikon t’i takojë udhëheqësit politikë dhe të opozitës në të dy vendet.

Zyra tha se Bajden do të demonstrojë mbështetjen e Uashingtonit për vazhdimin e reformave demokratike dhe politike.

Vizita e tij në Gjeorgji dhe Ukrainë do të zhvillohet pak pas vizitës së presidentit Barak Obama në Moskë.
XS
SM
MD
LG