Ndërlidhjet

HRW: Në Iran bastisen shtëpi, rrihen banorët


Grupi poër të drejtat e njeriut Human Rights Watch tha se pjesëtarët e milicisë iraniane Basixh po i bastisin shtëpitë dhe i rrahin banorët, në përpjekje për të penguar çdo protestë dhe brohoritje mbi pullazet e shtëpive kundër qeverisë së Iranit.

Grupi me seli në Nju Jork gjithastu tha se autoritetet i kanë sekuestruar antenat satelitore për t'i parandaluar njeërzit që t'i shohin programet e huaja.

Pas protestave masovike kundër rezultatit të zgjedhjeve të 12 qershorit, autoritetet iraniane i kanë fajësuar mediat perëndimore për nxitje të trazirave për llogari të qeverive Perëndimore.
XS
SM
MD
LG