Ndërlidhjet

Bajden u kërkon irakianëve pajtim politik


Zëvendëspresidenti amerikan, Xho Bajden, u ka bërë thirrje liderëve të Irakut të bëjnë më shumë për të inkurajuar pajtimin kombëtar ndërmjet fraksioneve irakiane.

Në një konferencë të përbashkët për media me kryeministrin e Irakut, Nuri Al Maliki, Bajden tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme për të ndihmuar irakianët në zgjidhjen e diferencave politike.

Ai vlerësoi se Iraku ende po përballet me vështirësi për të arritur paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm.

Mbështetësit e klerikut shiit, Moktada Al Sadër, demonstruan të premtën kundër vizitës së Bajdenit, duke parakaluar në qarkun e Sadër Sitit dhe duke brohoritur parulla anti-amerikane.
XS
SM
MD
LG