Ndërlidhjet

Moskë: Filloi takimi Obama – Medvedev


Presidenti amerikan, Barak Obama, u shpreh sot optimist lidhur me takimin e tij me presidentin rus, Dmitri Medvedev.

- Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë më tepër gjëra të përbashkëta se sa mospajtime. Nëse ne punojmë shumë gjatë këtyre disa ditëve, ne mund të bëjmë progres të jashtëzakonshëm, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, gjatë takimit të tij me presidentin rus, Dmitri Medvedev në Kremlin.

Zoti Medvedev tha se po hapet një faqe e re në raportet Rusia – Shtetet e Bashkuara.

- Ne shpresojmë se do të kemi diskutim gjithëpërfshirës gjatë ditës së sotme dhe nesër, për t’i mbyllur disa faqe të vështira në historinë e marrëdhënieve Rusia – Shtetet e Bashkuara dhe për të hapur një faqe të re, tha Dmitri Medvedev.

Raportohet se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia janë pajtuar për tekstin e marrëveshjes kornizë për armatim bërthamor, të cilën shpresojnë ta finalizojnë deri në fund të vitit. Këtë marrëveshje, Uashingtoni e ka në krye të agjendës së tij me Moskën, por në këtë agjendë, përfshihen edhe çështje të tjera, ku ka edhe mospajtime.
XS
SM
MD
LG